Diskutim i hapur me temë: “Menaxhimi i rasteve të përdorimit të gjuhës së urrejtjes me sfond fetar në formën e denigrimit, stereotipizimit dhe stigmatizimit.”
Nëpërmjet një bashkëpunimi mes Departamentit të Drejtësisë dhe të Shkencave të Komunikmit në Kolegjin Universitar Bedër, u zhvillua diskutim i hapur me temë: “Menaxhimi i rasteve të përdorimit të gjuhës së urrejtjes me sfond fetar në formën e denigrimit, stereotipizimit dhe stigmatizimit.”
Prezantimin e këtij projekti dhe zhvillimin e dikutimit e mbajti Z. Robert Gajda përfaqësues i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Qëllimi i këtij diskutimi me studentët ishte përfshirja dhe ndërgjegjësimi I tyre në cështjen e gjuhës së urrejtjes. U folën për raste të ndryshme të cilat janë shfaqur në ekranet e televizioneve shqiptare ku ka patur gjuhë të urrejtjes nga opinionistë dhe personazhe të televizionit. U vendos më tepër fokusi te gjuha e urrejtjes me sfond fetar dhe u dha dhe një shembull rreth këtij fenomeni që ndodh në vendin tonë.
Diskutimi vijoi më tej me mënyrën e parandalimit apo ndërgjegjësimit të mediave në lidhje me këtë cështje. Duke treguar kështu edhe rëndësinë që ka media dhe gazetarët në parandalimin e këtij fenomeni duke mos diferencuar asnjë pjesë të shoqërisë pavarësisht besimit, etnicitetit apo zgjedhjeve personale.
Në këtë diskutim pati mjaft interaktivitet mes studentëve të drejtësisë dhe atyre të komunikimit në ndërlidhjen se si duhet të veprohet si nga ana ligjore ashtu edhe nga ana e mediave.
Në fund të diskutimit Z. Robert u kërkoi stusdentëve që nëse do të haseshin me të tilla raste ku përdoret gjuha e urrejtjes të kontaktonin menjëherë tek Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi për tu ndjekur më tej.
Departamenti i Drejtësisë në bashkëpunim me Albanian Institutes for Research organizuan leksionin e hapur me temë: "Partneriteti publik-privat në sektorin e shëndetësisë", ku e ftuar ishte Dr. Besa Ombashi.
Fillimisht Dr. Ombashi analizoi të gjithë bazën ligjore të partneritetit publik-privat, ku u ndal edhe tek autoritetet kryesore të përfshira në rregullimin e këtij instituti duke shpjeguar rolin e tyre. Më pas, vazhdoi me shqyrtimin e situatës së PPP-ve në Shqipëri, ku përmendi të gjitha institucionet të cilat kanë lidhur kontrata me subjekte private për ofrimin e shërbimeve të caktuara.
Prezantimi u fokusua kryesisht tek partneritetet publike-private në fushën e shëndetësisë, ku bëri një analizë të detajuar të procedurave përkatëse që janë ndjekur, duke theksuar edhe disa elementë të këtyre kontratave që kanë një impakt shumë të madh në publik.
Në përfundim, Dr. Ombashi dha disa rekomandime të cilat ndihmojnë në trajtimin e problematikave të lindura në këtë fushë dhe kontribojnë në zhvillimin dhe mirëfunksionimin e partneritetit publik-privat në Shqipëri. Biseda vijoi me pyetjet e studentëve, të cilët shfaqën interes të vecantë rreth temës.
Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar Bedër, më datë 29 janar 2021, ora 15.00, organizon leksionin online me temë: A duhet të mësohet patriotizmi në shkollë?
I ftuar është As. Prof. Dr. Ksenafo Akulli, Profesor në fushën e edukimit në Universitetin Franklin në Ohio, USA
Ky aktivitet organizohet nga përgjegjësja e departamentit të Edukimit dhe Gjuhës Angleze, Dr. Ana Uka, ku do të marrin pjesë studentë të këtij departamenti.
Aktiviteti organizohet nëpërmjet aplikacionit ZOOM.
Link: https://zoom.us/j/96549897690?pwd=SUNpakdySUxIcHR1SXlGcXI1cG9YQT09