Seminar: Përpilimi dhe hartimi i akteve ligjore

Departamenti i Drejtësisë dhe Klinika e Ligjit “Bedër” organizuan seminarin e hapur me temë: “Përpilimi dhe hartimi i akteve ligjore”, i mbajtur nga z. Arianit Qinami, avokat dhe koordinator i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë.

 

Në seminar u diskutua rreth parimeve themelore të hartimit të akteve ligjore, etapat dhe teknikat që duhet të ndiqen, si dhe struktura e ligjeve. Ndër të tjera u theksua parimi se legjislacioni duhet të jetë konseguent, i qartë dhe të ketë rrjedhë logjike.

 

 “Zbatimi i teknikave uniforme të hartimit të akteve ligjore të cilat përmbajnë udhëzime të qarta, konseguente dhe të parashikueshme për strukturën dhe shprehjen e legjislacionit është tejet i rëndësishëm në hartimin akteve ligjore”, theksoi para studentëve të drejtësisë z. Qinami. Gjithashtu ai vuri theksin se njohja e mirë dhe me baza e gjuhës shqipe është një faktor tepër i rëndësishëm në hartimin e akteve ligjore.