Departamenti i Drejtësisë në bashkëpunim me Albanian Institutes for Research organizuan leksionin e hapur me temë: "Partneriteti publik-privat në sektorin e shëndetësisë", ku e ftuar ishte Dr. Besa Ombashi.
Fillimisht Dr. Ombashi analizoi të gjithë bazën ligjore të partneritetit publik-privat, ku u ndal edhe tek autoritetet kryesore të përfshira në rregullimin e këtij instituti duke shpjeguar rolin e tyre. Më pas, vazhdoi me shqyrtimin e situatës së PPP-ve në Shqipëri, ku përmendi të gjitha institucionet të cilat kanë lidhur kontrata me subjekte private për ofrimin e shërbimeve të caktuara.
Prezantimi u fokusua kryesisht tek partneritetet publike-private në fushën e shëndetësisë, ku bëri një analizë të detajuar të procedurave përkatëse që janë ndjekur, duke theksuar edhe disa elementë të këtyre kontratave që kanë një impakt shumë të madh në publik.
Në përfundim, Dr. Ombashi dha disa rekomandime të cilat ndihmojnë në trajtimin e problematikave të lindura në këtë fushë dhe kontribojnë në zhvillimin dhe mirëfunksionimin e partneritetit publik-privat në Shqipëri. Biseda vijoi me pyetjet e studentëve, të cilët shfaqën interes të vecantë rreth temës.