Seminar: “Menaxhimi i rasteve të përdorimit të gjuhës së urrejtjes me sfond fetar në formën e denigrimit, stereotipizimit dhe stigmatizimit”

Diskutim i hapur me temë: “Menaxhimi i rasteve të përdorimit të gjuhës së urrejtjes me sfond fetar në formën e denigrimit, stereotipizimit dhe stigmatizimit.”

 

Nëpërmjet një bashkëpunimi mes Departamentit të Drejtësisë dhe të Shkencave të Komunikmit në Kolegjin Universitar Bedër, u zhvillua diskutim i hapur me temë: “Menaxhimi i rasteve të përdorimit të gjuhës së urrejtjes me sfond fetar në formën e denigrimit, stereotipizimit dhe stigmatizimit.”

 

Prezantimin e këtij projekti dhe zhvillimin e dikutimit e mbajti Z. Robert Gajda përfaqësues i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Qëllimi i këtij diskutimi me studentët ishte përfshirja dhe ndërgjegjësimi I tyre në cështjen e gjuhës së urrejtjes. U folën për raste të ndryshme të cilat janë shfaqur në ekranet e televizioneve shqiptare ku ka patur gjuhë të urrejtjes nga opinionistë dhe personazhe të televizionit. U vendos më tepër fokusi te gjuha e urrejtjes me sfond fetar dhe u dha dhe një shembull rreth këtij fenomeni që ndodh në vendin tonë.

 

Diskutimi vijoi më tej me mënyrën e parandalimit apo ndërgjegjësimit të mediave në lidhje me këtë cështje. Duke treguar kështu edhe rëndësinë që ka media dhe gazetarët në parandalimin e këtij fenomeni duke mos diferencuar asnjë pjesë të shoqërisë pavarësisht besimit, etnicitetit apo zgjedhjeve personale.

 

Në këtë diskutim pati mjaft interaktivitet mes studentëve të drejtësisë dhe atyre të komunikimit në ndërlidhjen se si duhet të veprohet si nga ana ligjore ashtu edhe nga ana e mediave.

 

Në fund të diskutimit Z. Robert u kërkoi stusdentëve që nëse do të haseshin me të tilla raste ku përdoret gjuha e urrejtjes të kontaktonin menjëherë tek Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi për tu ndjekur më tej.