Departamenti i Drejtësisë organizoi një takim të hapur, ku të ftuar në bashkëbisedim me studentët ishin të diplomuarit Ardit Preci dhe Mandrit Kamolli. Ata njohën studentët me eksperiencën e tyre gjatë studimeve në Kolegjin Universitar “Bedër” si dhe me rrugëtimin e tyre pas diplomimit. Të dy të diplomuarit, tashmë në pozicione shumë të mira pune, i informuan studentët mbi mundësitë e angazhimit në projekte të ndryshme si dhe në praktika profesionale nëpër institucione.
Ndër të tjera, ata dhanë disa këshilla mbi mënyrën e aplikimit në programe masteri jashtë vendit dhe përgatitjen e paketës së aplikimit për t’u punësuar në administratë publike, si dhe në organizata ndërkombëtare të vendosura në Shqipëri. Aktiviteti u pasua me pyetjet e studentëve të cilët shprehën një interes të vecantë.