Në kuadër të vazhdimit të cikleve “Brownbag Seminars”, i ftuar nga klubi studentor "Bedër Law Students Association" ishte z.Daniel Klingenberg, i cili ndau me studentët e drejtësisë eksperiencat e tij gjatë kërkimit shkencor për ndikimin e gjuhës, kulturës dhe historisë në forcimin e shtetit ligjor.
Në bashkëbisedimin me studentët Kolegjit Universitar Bedër Z. Klingenberg parashtroi disa nga elementët që e dallojnë popullin shqiptar nga popujt e tjerë nëpër botë, si dhe problematikat që hasen në forcimin e shtetit ligjor. Ndërkohë që shfaqi një simpati të veçantë për historinë dhe mitet që tregojnë formimin e popullit tonë.
“ Shqiptarët duhet të dinë se askush përveç tyre nuk mund ta dojë më shumë Shqipërinë, ata duhet ta ndërtojnë vetë vendin e tyre”, shtoi ai.
Në fund të takimit studentët shprehën mendimet e tyre në lidhje me temën, si dhe nuk munguan pyetjet për kërkimin shkencor të Z. Klingenberg.