Impakti i vendimit C-632/20 P Spain v Commission (Kosovo) në anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Europian

Impakti i vendimit C-632/20 P Spain v Commission (Kosovo) në anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Europian

Blog nga Gentjan Skara*

Me datë 17 janar 2023, Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian (Gjykata) dha vendimin e saj për çështjen C-632/20 P Spain v Commission (Kosovo). Gjykata vendosi që pavarësisht se Bashkimi Europian nuk e ka njohur Kosovën si shtet, Kosova mund të marrë pjesë në Agjensinë Europiane Regullatore për Komunikimin Electronic (Body of European Regulators for Electronic Communications -BEREC). Kjo çështje ka një rëndësi të dyfishtë pasi sqaron marrëdhënien e Kosovës me Bashkimit Europian dhe pjesmarrjen e vendeve të treta në agjensitë e Bashkimit Europian. Ky blog komenton shkurtimisht impaktin që sjell ky vendim në anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Europian.

Faktet e çështjes

Në vijim të Proçesit të Stabilizim Asociimit, më 27 tetor 2015, Kosova firmosi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit(MSA) e cila hyri në fuqin më 1 Prill 2016. MSAja synon afrimin e Kosovës me Bashkimin Europian dhe rregullon shumë fusha. Një ndër to është edhe komunikimet elektronike (neni 111).

Në 6 shkurt 2018, Komisioni miratoi një komunikatë drejtuar institucioneve të BEsë. Në këtë komunikatë, Komisioni deklaronte qëllimin që të lançonte axhendën dixhitale për Balkanin Përëndimor. Kjo nismë u elaborua më shumë në dokumentin e publikuar në 22 qershor 2018 dhe parashikonte pjesmarrjen e autoriteve kombëtare të vendeve të Balkanit Përëndimor në BEREC.

Në 11 Dhjetor 2018 Parlamenti Europian dhe Këshilli miratuan Rregulloren BEREC. Sipas nenit 35 (1) të Rregullores, BEREC mund të bashkëpunojë me autoritetet kompetente të vendeve të treta. Paragrafi pasardhës [neni 35(2) i Rregullores] parashikonte anëtarësimin e autoriteve kombëtare “të vendeve të treta” përgjegjëse në fushën e komunikumit elektronik nësë keto vende kanë një marrëveshje me BEnë. 

Bazuar në MSAnë dhe axhendën digjitale, Komisioni miratoi vendimin për anëtarësimin e Autoritetit Rregullator Kombëtar Kosovar në BEREC. Ky vendim u kundërshtua nga Mbreteria e Spanjës në Gjykatën e Përgjithshme duke pretenduar: 

i) shkeljen e nenit 35 të BEREC Regulation sepse Kosova nuk është vend i tretë; 

ii) mungesa e një marreveshje sipas nenit 35 (2) për anëtarësimin e Autoritetit Rregullator Kombetar Kosovar në BEREC, dhe 

iii) shkeljen e nenit 35 të BEREC Regulation për aq kohë sa Komisioni në mënyrë unilaterale ka vendosur anëtarësimin e Kosovës. 

Me 23 Shtator 2020, Gjykata e Përgjithme vendosi si vijon: 

i) Kosova konsiderohet si ‘vend i trete’ sipas kuptimit të nenit 35(2) të Rregullores BEREC (para 37); 

ii) neni 111 i MSAsë shërben si bazë ligjore për ekzistencën e marreveshjes të kërkuar nga neni 35(2) of Regulation 2018/1971 (para 55); dhe 

iii) komisioni ka pasur tagrin të marrë vendim për anëtarësimin e Autoritetit Rregullator Kombëtar Kosovar në BEREC (para 82).

Vendimi i Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Europian

E pakënaqur me vendimin e Gjykatës së Përgjithshmë, Spanja apeloi vendimin në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Europian duke pretenduar:

(i) një gabim ligjor në interpretimin e konceptit ‘vend i tretë’ sipas kuptimit të nenit 35 të Rregullores BEREC

(ii) një gabim ligjor në interpretimin dhe aplikim e Nenit 111 të MSAsë dhe nenit 35 të Rregullores BEREC

(iii) një gabim ligjor në interpretimin e ketyre neneve, për aq kohë sa bashkëpunimi nuk nuk përfshin pjesëmarrjen në BEREC dhe Bordin Drejtues të Zyrës së BEREC;

(iv) një gabim në ligj për aq kohë sa neni 17 TEU përbën një bazë ligjore për miratimin e vendimit; dhe

(v)  një gabim ligjor në interpretimin e nenit 35(2) Rregullores BEREC që Komisioni, unilateralisht, mund të marrë vendim për anëtarësim.

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian, së pari, rikonfirmoi vendimin e Gjykatës së Përgjthshme që nuk ka dallim ndërmjet ‘vendit të tretë’ dhe ‘shtet i tretë’ (paras 37-47). Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian, në argumentimin e vendimit, theksoi që këto dy koncepte përdorën në traktatin TEU dhe TFEU në kuptim të njëjtë. Gjithashtu, bazuar në MSA, e cila ka hyrë në fuqi më 1 Prill 2016, Kosova konsiderohet si “vend i tretë”.

Së dyti, Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian konstatoi tejkalimin e kompetencave nga ana e Komisionit lidhur me vendimin për anëtarësimin e Autoritetit Rregullator Kombëtar Kosovar në BEREC.

Koment                                                   

Në këtë vendim Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian rikonfirmoi vendimin e Gjykatës së Përgjthshme që nuk ka dallim ndërmjet ‘vendit të tretë’ dhe ‘shtet i tretë’ (paras 37-47). Në argumentimin e vendimit, Gjykata theksoi që këto dy koncepte përdorën në të dy traktatet (TEU dhe TFEU) në kuptim të njëjtë.

Më tej Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian, duke iu referuar edhe së drejtës ndërkombëtare, argumentoi në mënyrë lakonike që Kosova duhet të konsiderohet si “vend i tretë” dhe jo si shtet sipas së drejtës ndërkombëtare

Konsiderimi i Kosovës si një “vend i tretë” nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian ngre shqetësime për të ardhmen Europiane të Kosovës. Në vitin 2016, Kosova ka nënshkruar MSAnë me Bashkimin Europian, marrëveshje që, ndër të tjera, synon integrimin e Kosovës në Bashkimin Europian. Në nenin dy përcaktohet në mënyrë eksplicite që “Asnjë nga termat, formulimet apo përkufizimet e përdorura në këtë Marrëveshje, duke përfshirë Anekset dhe Protokollet e saj, nuk përbëjnë njohje të Kosovës nga BE-ja si një shtet i pavarur apo nuk paraqesin njohje individuale nga Shtetet Anëtare për Kosovën nëse ato nuk e kanë ndërmarr një hap të tillë.” Arsyeja kryesore se pse Kosova nuk njihet si shtet nga BEja është refuzimi i njohjes nga 5 shtete anëtare të Bashkimit Europian (Qipro, Greqia, Rumania, Slovakia dhe Spanja). 

Që një shtet të anëtarësohet në Bashkimin Europian duhet të plotësojë kriteret e parashikuara në Traktat dhe të marrë ne konsideratë kushtet e vendosura nga Këshilli Europian (Kriteret e Kopenhagenit). Sipas nenit 49 (1) TFBE, “Çdo Shtet Europian, i cili respekton vlerat e përmendura në nenin 2 dhe është i angazhuar për nxitjen e tyre, mund të kërkojë të bëhet anëtar i Bashkimit”. Siç shihet qartë, kriteri i parë për anëtarësim është ekzistenca si shtet dhe më pas plotësimi i kritereve të tjera.

Në rastin e Kosovës, anëtarësimi në Bashkimin Europian mund të ndodhë vetëm nëse njihet si shtet nga 5 shtetet anëtare që nuk e kanë njohur deri më tani. Në të kundërt, anëtarësimi në Bashkimin Europian vihet në dyshim.

Pavarësisht konsiderimit të Kosovës si një vend i tretë, ky vendim ka edhe një aspekt pozitiv pasi lejon pjesmarrjen e vendeve të treta në agjensitë e Bashkimit Europian.