Në kuadër të lëndëve “Shkrim dhe Arsyetim Ligjor” dhe “Politikave Penale”, studentët e vitit të dytë të Programi i Integruar i Studimit të Ciklit të Dytë: Master i Shkencave në Drejtësi dhe Master i Shkencave në Drejtësi - profili e Drejtë Penale organizuan gjyqin simulues me objekt shqyrtimin e kërkesës penale në ngarkim të të pandehurve për kryerjen e veprave penale.
- “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal;
- “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 298/3 dhe 334/1 i Kodit Penal;
- “Falsifikimi i dokumentave” me shumë se një herë kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 186/2 dhe 334/1 i Kodit Penal;
- “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 287 dhe 334/1 i Kodit Penal;
- “Vrasje në rrethana të tjera cilësues”, në dëm të shtetasit Hajri Ismaili, parashikuar nga neni 79/dh I K.Penal;
- “Vrasje ne rrethana te tjera cilësues”, në dëm të shtetasit Sadet Ismaili dhe mbetur ne tentativë parashikuar nga nenet 79/dh e 22 të Kodit Penal;
- “Vrasje ne rrethana te tjera cilësues”, në dëm të shtetasit Naim Fariu dhe mbetur ne tentativë parashikuar nga nenet 79/dh e 22 të Kodit Penal.
Gjyqi simulues u zhvillua me qëllim zbatimin në praktikë të leksioneve të marra përgjatë semestrit dhe përshtatjen e tyre me situatat e botës reale.
Gjyqi simulues përmbante pjesën më të madhe të elementeve të një gjykimi real, duke përfshirë trajtimin e dëshmitarëve dhe dëshmive, thirrjen e ekspertëve, si dhe dhënien e argumenteve përpara trupit gjykues, i cili dha verdiktin përfundimtar.
Nëpërmjet këtij projekti studentët patën mundësi të vendosnin në praktikë njohuritë e marra përgjatë semestrit duke bërë te mundur integrimin e dijeve teorike me praktikën profesionale.
#beder #university #drejtesi #laë #gjyqi #gjykata #trupa_gjykuese #vepra_penale #master