Arta Dade është një nga figurat më të spikatura të politikës shqiptare, një politikane me kontribute të mëdha, e cila u angazhua në politikë aktive në një kohë kur gratë në këtë sferë ishin të pakta. Dade është e para grua që mbajti postin e ministres së Jashtme, ish-ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, deputete e Kuvendit të Shqipërisë për pesë legjislatura radhazi. Ajo, ndër të tjera, ka shërbyer për shumë vite si Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
Në Kolegjin Universitar Bedër, Arta Dade vjen si eksperte e politikës dhe si ish-pedagoge pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Univeristetin e Tiranës. Në këtë bashkëbisedim me studentë e pedagogë, do të diskutohen tema ‘të nxehta’ të aktualitetit politik, që nga zgjedhja e Presidentit, te negociatat e qershorit për anëtarësimin në BE, etj.