Tedi Hibraj, student i vitit të tretë për Drejtësi pranë Kolegjit Universitar Bedër, këtë vit akademik është duke ndjekur semestrin e dytë pranë Departamentit Administrativ në Kolegjin e Shkencave të Aplikuara “Lavoslav Ružička” në Kroaci, si pjesë e programit të shkëmbimit Erasmus+ KA107.
Pjesëmarrja në një program të tillë shkëmbimi është një mundësi e jashtëzakonshme që më është dhënë për të zhvilluar një semestër akademik në një institucion të arsimit të lartë të BE-së, dhe aktualisht lëndët që unë kam zgjedhur për frekuentim kanë në fokus të drejtën e Bashkimit Europian.
Gjithashtu, Kolegji më ka ofruar mundësinë për të zhvilluar praktikën profesionale në një nga institucionet administrative të qytetit ku ndodhem si dhe të kryej punimin e diplomës nën mentorimin e lektorëve të specializuar në të drejtën e Bashkimit Europian. Përpos anës akademike, ky program ofron dhe mundësisë për zhvillimin e veprimtarive sociale, kulturore dhe është një mundësi e shkëlqyer për të udhëtuar, vizituar vende të reja si dhe për t’u njohur me kultura të ndryshme.
Falenderoj Departamentin e Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër për mundësinë e ofruar duke më përzgjedhur për të qënë pjesë e programit.