Departamenti i Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër, në kuadër të lëndëve të Kriminalistikës dhe Mjekësisë Ligjore, pati kënaqësinë të mirëpriste në një leksion te hapur z. Nikolin Duraj, ekpert me një ekperiencë të gjatë pranë Institutit të Policisë Shkencore, Tiranë.
Gjatë leksionit u diskutua mbi ekpertimet kriminalistike dhe mjeko-ligjore në Shqipëri krahasuar me vendet e rajonit dhe vendet e zhvilluara, duke e pasuruar me ilustrime dhe raste konkrete të ekperiencës shumë të vyer. Në fund të leksionit studentët treguan interes duke drejtuar pyetje në lidhje me cështjen.