Rreth programit
	Programi i Studimeve të Ciklit të Parë në Drejtësi parashtron një arsim për të gjithë ata studentë që janë të interesuar të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat në fushën e drejtësisë. Ky program i ofron studentëve mundësi të përgatiten për pjesëmarrje aktive dhe efektive si profesionistë në: këshillime ligjore, mbrojtje dhe vendim-marrje si dhe në sfera të tjera profesionale qofshin ato në fushën penale, publike apo civile. Studentët inkurajohen të studiojnë drejtësinë dhe institucionet ligjor si pjesë integrale e sistemeve shoqërore dhe politiko-ekonomike.
	Misioni
	Misioni i Departamentit të Drejtësisë është përgatitja e individëve të kualifikuar në fushën e drejtësisë, që do të mund t’i shërbejnë institucioneve publike, private dhe të biznesit, si në nivel lokal ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Filozofia jonë mbështetet në vlerat universale të së drejtës, etikën profesionale, zhvillimin e aftësive praktike, me qëllim vendosjen në jetë të projekteve që i shërbejnë individëve dhe shoqërisë në tërësi.
	Vizioni
	Paraqitja para studentëve programe  të kompletuara me të gjitha njohuritë e nevojshme për një përgatitje sa më të plotë akademike dhe  profesionale në fushën e drejtësisë , duke u  mbështetur  në baza të etikës profesionale, për te zhvilluar mendimin kritik tek studentet dhe për t’i bërë ata të kuptojnë rëndësinë e rolit të tyre në shoqëri.
	Objektivat e programit të ciklik të parë, Bachelor në Drejtësi
- Përvetësimi i koncepteve bazë juridike dhe përdorimi i tyre me efikasitet
 - Njohja me institutet e së drejtës në Shqipëri dhe në Evropë
 - Përvetësimi i aftësive ligjore
 - Njohja, zhvillimi dhe ndryshimet ndërmjet sistemit Common Law dhe Civil Law
 - Familjarizimi i studentëve me përgjegjësinë etike dhe profesionale
 - Njohja me kushtet sociale, ekonomike, historike, politike dhe filozofike që kanë ndikuar ne sistemin e drejtësisë në Shqipëri si dhe njohja e faktorëve dhe vlerave qe kanë ndikuar në formësimin e së drejtës
 - Njohja me faktin që ligji (e drejta) bazohet në sisteme te ndryshme vlerash të cilat janë vazhdimisht në ndryshim
 - Integrimi i teorikes, praktikës dhe politikave te ndryshme në mënyrë qe studentët të kuptojnë mënyrën e funksionimit të ligjit
 - Njohja e studentëve me faktin që e drejta është vetëm një pjesë e sistemit të dijes dhe ofrimi i mundësive për të përvetësuar njohuri nga disiplina të ndryshme në mënyrë që të jenë të aftë për tu përshtatur me tregun e punës
 - Krijim i parakushteve për zhvillim të vazhdueshëm si rezultat i ofrimit të programeve shumë cilësore dhe konkurrente në tregun e dijes
 - Të kuptuarit dhe ndërgjegjësimi me të mësuarit gjatë gjithë jetës në mënyrë që ti përshtaten tregut të punë
 - Zhvillim i bashkëpunimit me të gjitha institucionet që janë të kyçura në mënyrën e funksionimit të sistemit juridik të vendit duke i përfshirë këtu si organet shtetërore ashtu edhe departamenteve tjera juridike në vend.
 - Përcjellja e trendëve në fushën e shkencës dhe praktikës së jurisprudencës
 
Rezultatet e programit Bachelor në Drejtësi
Të diplomuarit në e ciklit të parë të studimeve, Bachelor në Drejtësi do të jenë në gjendje të:
- Kuptojnë parimet fondamentale të sistemeve te drejtësisë dhe ndryshimet ndërmjet tyre
 - Kuptojnë konceptet dhe terminologjinë ligjore ne fushën substantivë dhe procedurale te ligjit
 - Analizojnë, arsyetojnë dhe te flasin duke përdorur terminologjinë e saktë ligjore
 - Bëjnë kërkime shkencore juridike ne fusha të ndryshme të ligjit
 - Angazhohen në analiza ligjore nëpërmjet rasteve të ndryshme ligjore
 - Kuptojnë, historikun, qëllimin, strukturën, rregullat dhe përgjegjësitë e subjekteve juridike dhe fizike
 - Zhvillojnë mendimin kritik nëpërmjet leximit dhe analizimit të materialeve ligjore
 - Kuptojnë ndryshimin ndërmjet së drejtës procedurale dhe asaj substanciale
 - Demonstrojnë aftësi solide në parimet e së drejtës si dhe në zbatueshmerinë e ligjit
 - Zbatojnë ligjin me profesionalizëm dhe etike duke respektuar integritetin personal
 - Kuptojnë ligjin si profesion publik dhe rëndësinë e ofrimit të shërbimeve ndaj komunitetit
 - Kuptojnë klasifikimin e krimeve dhe rrezikshmërinë e tyre
 - Krahasojnë ligjin penal dhe civil të Shqipërisë me atë të vendeve Europian
 - Kuptojnë rolin dhe funksionin e aktorëve kryesorë ne procesin penal dhe civil
 - Përshtaten me tregun e punës si pasojë e globalizimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian.
 
	Mundësite e Punësimit
	Studenti mund të punojë si:
- specialist në institucionet e administratës publike (qendrore/vendore)
 - specialist në institucione nderkombëtare
 - specialist\konsulent ligjor në sektorin privat
 - asistent avokat\asistent noter si dhe kualifikim për pjesmarje në provimin e avokatisë
 - asistent kërkimor\mësimor pranë IAL