Koordinator i programit
Dr. Ferdinand Xhaferaj [email protected] |
Bordi Shkencor
|
Rreth Programit
Programi master në drejtësi, profili e drejtë ndërkombëtare ka si objektiv parësor përgatitjen e juristëve të ardhshëm, me një bagazh të gjerë në të drejtën penale dhe atë ndërkombëtare, në mënyrë që të përmbushë nevojat e tregun te punës me individë te kualifikuar ne fushat respektive. Duke patur parasysh përpjekjet e mëdha për integrimin e Shqipërisë në strukturat perëndimore kërkesat e tregut të punës për individë te kualifikuar konsiderohen të larta.
Misioni
Misioni i Departamentit të Drejtësisë është përgatitja e individëve të kualifikuar në fushën e drejtësisë, që do të mund t’i shërbejnë institucioneve publike, private dhe të biznesit, si në nivel lokal ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Filozofia jonë mbështetet në vlerat universale të së drejtës, etikën profesionale, zhvillimin e aftësive praktike, me qëllim vendosjen në jetë të projekteve që i shërbejnë individëve dhe shoqërisë në tërësi.
Vizioni
Paraqitja para studentëve programe të kompletuara me të gjitha njohuritë e nevojshme për një përgatitje sa më të plotë akademike dhe profesionale në fushën e drejtësisë , duke u mbështetur në baza të etikës profesionale, për te zhvilluar mendimin kritik tek studentet dhe për t’i bërë ata të kuptojnë rëndësinë e rolit të tyre në shoqëri.
Objektivat e programit Master Shkencor në Drejtësi: profili e Drejtë Ndërkombëtare
- Përvetësimi i koncepteve bazë juridike ndërkombëtare dhe përdorimi i tyre me efikasitet
- Integrimi i teorikes, praktikës dhe politikave te ndryshme në mënyrë qe studentët të kuptojnë mënyrën e funksionimit e ligjit ndërkombëtar
- Njohja e studentëve me faktin që e drejta është vetëm një pjesë e sistemit të dijes dhe ofrimi i mundësive për të përvetësuar njohuri nga disiplina të ndryshme në mënyrë që të jenë të aftë për tu përshtatur me tregun e punës
- Ndërgjegjësimi i studentëve për te kontribuar për komunitetin
- Të kuptuarit dhe ndërgjegjësimi me te mësuarit gjatë gjithë jetës ne mënyrë që ti përshtaten tregut të punës
- Zhvillim i bashkëpunimit me të gjitha institucionet që janë të kyçura në mënyrën e funksionimit të sistemit juridik të vendit duke i përfshirë këtu si organet shtetërore ashtu edhe departamenteve tjera juridike në vend.
- Përcjellja e trendëve në fushën e shkencës dhe praktikës së jurisprudencës ndërkombëtare.
- Përgatitje e kuadrove në fushat e ndryshme të jurisprudencës ndwrkombwtare në Shqipëri, rajon dhe më gjerë etj
- Përgatitja e kuadrove në fushën e së drejtë ndërkombëtare dhe Evropiane
Rezultatet e Programit Master Shkencor në Drejtësi: profili e Drejtë Ndërkombëtare
Të diplomuarit në e ciklit të dytë të studimeve, Master i Shkencave në Drejtësi: profili drejtë ndërkombëtare do të jenë në gjendje të:
- Kuptojnë konceptet dhe terminologjinë ligjore në fushën ndërkombëtare të ligjit
- Demonstrojnë mundësinë që të identifikojnë and kuptojnë konceptet e substantivë të ligjit, teoritë ligjore dhe procedurat sipas ligjit ndërkombëtar
- Bëjnë kërkime shkencore juridike ne fusha të ndryshme të së drejtës ndërkombëtare
- Angazhohen në analiza të ndryshme ligjore të së drejtës ndërkombëtare
- Zhvillojnë mendimin kritik në leximin dhe analizimin e materialeve ligjore
- Demonstrojnë aftësi solide ne parimet e së drejtës ndërkombëtare si dhe zbatueshmëria e ligjit
- Kuptojnë mënyrën e organizimit dhe funksionimit e organizatave ndërkombëtare dhe roli i tyre
- Analizojë në mënyrë kritike çështjet dhe ngjarjet e rëndësishme në të drejtën Ndërkombëtare
- Përvetësojnë aftësi për t’iu përshtat tregut të punës në fusha të ndryshme të së drejtës ndërkombëtare
Mundësitë e punësimit
Programet e studimit të ofruara nga ana e Departamentit të Drejtësisë janë në përputhje të plotë qoftë me kërkesat aktuale të tregut të punës, ashtu edhe me zhvillimet e pritshme të ekonomisë shqiptare si një ekonomi në zhvillim, e cila synon integrimin në tregun unik europian. Kurrikulat bashkëkohore synojnë të përgatisin:
- jurist\specialist në institucionet e administratës publike (qendrore/vendore)
- jurist\specialist në institucione nderkombëtare
- jurist\specialist\konsulent ligjor në sektorin privat
- asistent avokat\asistent noter si dhe kualifikim për pjesmarje në provimin e avokatisë
- asistent kërkimor\mësimor pranë IAL
- avokat, noter
- prokurorë, gjyqtarë