Emri i Lëndës : E Drejta Penale, Pjesa e Posaçme e Avancuar
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
LAW 431-1 B 1 4 0 0 4.00 6
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit Albanian
Niveli i lëndës
Përshkrimi Lënda e Drejtë Penale e Avancuar është lëndë e formimit bazë të detyrueshëm e cila synon të zhvillojë dhe thellojë më tej njohuritë në lidhje me problematikat bashkëkohore të aplikimit të përgjegjësisë penale për vepra penale të veçanta dhe nga më komplekset me të cilat përballet realiteti shqiptar dhe ai botëror. Çështje të tilla si: zbatimi i përgjegjësisë penale mbi shoqërite tregtare për vepra penale të kryera prej tyre, mbrojtja juridiko-penale e të drejtës për jetë private, veprat penale me qëllime terroriste do të prezantohen në një kombinim të vazhdueshëm të aspekteve teorike dhe praktike
Objektivat Lënda synon përvetësimin sa më të plotë të dijeve nga ana e studentit dhe njohjen e tij të gjerë me arkitekturën e figurave të veprave penale të veçanta dhe situatave konkrete faktike në të cilat aplikohet përgjegjësia penale në lidhje me to.
Programi i Lëndës
JavaTema
1Veprat penale në shoqëritë tregtare Probleme aktuale të përgjegjësisë penale të shoqërive tregtare;
2Analizë e kushteve të përgjegjësisë penale të personave juridikë
3Mekanizmat e nevojshëm ligjorë për zbatimin e përgjegjësisë penale ndaj shoqërive tregtare
4Kategoritë e personave fizikë që mund të shkaktojnë lindjen e përgjegjësisë penale të shoqërisë tregtare
5Analizë e natyrës ndërvepruese shoqëri-punëmarrës dhe e ndikimit të saj në aplikimin e përgjegjësisë penale
6Llojet e veprave penale për të cilat mund të mbajë përgjegjësi një shoqëri tregtareVeçoritë e kriminalitetit të shoqërive tregtare
7Studim i rasteve të mbarimit, bashkimit dhe ndarjes së shoqërive tregtare dhe zgjidhjes së çështjes së përgjegjësisë penale
8Provim Gjysmëfinal
9Analizë e dënimeve të zbatueshme ndaj një shoqërie tregtare përgjegjëse për kryerjen e veprës penale dhe e procedurës së aplikimit të tyre
10Vështrim krahasues i përgjegjësisë penale të shoqërive tregtare sipas legjislacioneve të vendeve të tjera evropiane: Franca, Anglia, Italia, Gjermania, Hollanda, Spanja
11Referim në raportet zyrtare të shteteve të tjera në idhje me format e shfaqjes së veprimtarisë kriminale të personave juridikë; Prezantim i rasteve të përzgjedhura të jurisprudences së huaj mbi përgjegjësinë penale të shoqërive tregtare
12E drejta penale anti-terroriste : kuadri historik i shfaqjes së fenomenit terrorist dhe legjislacionit anti-terrorist, heterogjeniteti dhe ambiguiteti i definicioneve, teknikat e inkriminimit të akteve terroriste, tipologjia e veprave penale me qëllime terroriste, natyra e sanksioneve, sanksionet për personat fizikë dhe juridikë, masat e ndërmarra në luftën kundër terrorizmit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar
13E drejta penale e jetës private : Koncepti i jetës private, mbrojtja juridiko-penale që i sigurohet jetës familjare, paprekshmërisë së banesës, fshehtësisë së korrespondencës, lirisë së shprehjes së bindjeve fetare, të drejtës për ruajtjen e imazhit etj
14Veçoritë që paraqet vepra penale e shkeljes së fshehtësisë së korrespondencës në kushtet e zhvillimeve më të fundit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), elementë taktikë të realizimit të veprës penale të ndërhyrjeve të padrejta në jetën private dhe përgjigjja e legjislacionit penal ndaj situatave të tilla faktike. Përshkrim i veçorive të veprave që lidhen me vjedhjen e identitetit virtual
15E drejta penale e pronësisë intelektuale dhe informimit : Koncepti i pronësisë intelektuale, mbrojtja juridiko-penale e pronësisë intelektuale, kushtet për inkriminimin e veprimeve të ndryshme që prekin të drejtën e pronësisë intelektuale, veçoritë e konsumimit të këtyre veprimeve në mjedisin kibernetik
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori 0
Përdorimi i komp. 0
Të tjera 0
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Studentët do të jenë në gjendje të njohin figurat e veprave penale të veçanta dhe situatat konkrete faktike në të cilat aplikohet përgjegjësia penale, në lidhje me to
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale140
Kuize00
Projekte00
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 110
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final50
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final50
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16464
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14570
Detyra 000
Gjysmë finale 100
Provimi final 11010
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 144
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 5.76
ECTS 6

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)