
Dr. Gentjan Skara
Dr. Gentjan Skara ka përfunduar studimet pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës (2005-2009)
Më pas ka përfunduar një Master për Studime Europiane në Universitetin Epoka (2009-2011) dhe një master për të Drejtën e Europës Juglindore dhe Integrimit Europian në Universitetin e Gracit, Austri (2011-2014).
Gjatë periudhës 2016-2020 përfundoi studimet doktorale në programin “E Drejta e Bashkimit Europian dhe Sistemet Ligjore Kombëtare” në Universitetin e Ferrarës (Itali) dhe projekti i tij kërkimor u fokusua në transpozimin e Direktivës 2014/104/EU në legjislacionin shqiptar.
Dr. Skara ka qenë kërkues shkencor (visiting researcher) në Institutin e Korporatave dhe së Drejtës Ndërkombëtare Tregtare në Universitetin e Gracit, Austri dhe në Departamentin e së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Ljubjanës, Slloveni.
Aktualisht po kryen studimet post-doktorale në Qendrën Ndërkombëtare Mesdhetare për të Drejtat e Njeriut (Itali). Projekti kërkimor fokusohet në aplikimin e së drejtës së konkurrencës në teknologjinë digjitale.
Ai ka publikuar artikuj të ndryshëm lidhur me fushën e tij kërkimore në revista kombëtare dhe ndërkombëtare (peer revieë). Së fundmi, artikulli i tij ‘The Transposition of the Antitrust Damages Directive in Albania as an EU Candidate Country” u publikua në Revistën prestigjoze ‘Journal of European Competition Law and Practice’ të publikuar nga Shtëpia Botuese Oxford.
Krahas angazhimit akademik, Genti është ekspert ligjor për ‘Tregun e brendshëm dhe Konkurrencën’ e EU acquis pranë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë.