Studentët e Departamentit të Drejtësisë fituan të drejtën e pjesëmarrjes për vitin e tretë rradhazi në konkursin “Gjyq Stimulues i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut”, të organizuar nga Qendra Evropiane dhe Civil Rights Defenders në Shqipëri.
Jeton Kalemi, Fjoralba Markja, Erisa Datja, Bruno Tetova, Ridvan Balliu dhe Migena Xhaferaj, nën udhëheqjen e lektores Ermira Bushi, ishin studentët e kualifikuar për në fazën gjysmë-finale, si 6 më të mirët pas konkurimit me universitetet e tjera në rang vendi.
Ky aktivitet kishte për qëllim simulimin e një procedure të ngjashme me atë të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, si dhe përmirësimin e aftësive praktike të studentëve për të mbrojtur përpara një trupi gjykues një çështje të caktuar.
Faza gjysmë-finale u zhvillua më datë 16 dhjetor, pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë.