Departamenti i Drejtësisë në kuadër të lëndës “E Drejta Administrative”, organizoi një leksion të hapur me temë “Parimi i Konfliktit të Interesit: Raste nga Praktika”, me të ftuar znj. Rozarta Rrgallina, eksperte e Shqipërisë pranë Iniciativës Rajonale kundër Korrupsionit.
Znj. Rrgallina shpjegoi për studentët raste konkrete mbi konfliktin e interesit, solli në vëmendje Autoritetet dhe strukturat përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji nëpër institucione si dhe detyrat kryesore të këtyre institucioneve.
Gjithashtu znj. Rrgallina u fokusua tek llojet e konfliktit të interesit si: konflikt faktik i interesit, konflikt në dukje i interesit, konflikt i mundshëm i interesit, konflikt rast për rast i interesit dhe konflikt i vazhdueshëm i interesit.