Në kuadër të ciklit “Brownbag Seminars”, Z.Lavdrim Lita, përfaqësues i shoqërisë civile, ishte i ftuar nga klubi studentor “Bedër Law Academy” në një leksion të hapur ku ndau me studentët dhe të pranishmit pikëpamjet rreth temës “Impakti i reformave në drejtësi”.
Gjatë bashkëbisedimit, Z. Lita bëri një analizë të përgjithshme të evolucionit historik të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke filluar që nga viti 1912 e deri në ditët e sotme. Ai u ndal vecanërisht në shpjegimin e periudhave në të cilat janë implementuar reformat në drejtësi duke trajtuar edhe risitë që kanë sjellë në organizimin dhe funksionimin e shtetit shqiptar.
Ndër të tjera, ai theksoi rëndësinë e madhe që ka reforma në drejtësi në aspektin politik, ekonomik dhe social. Krahas kësaj, ai evidentoi dhe analizoi edhe rolin e madh që ka luajtur dhe do të luajë shoqëria civile në përgatitjen e reformës në drejtësi në vendin tonë si dhe në implementimin e saj.
Aktiviteti vazhdoi më tej me pyetje të shumta nga studentët dhe të pranishmit në lidhje me impaktin që ka patur refoma në drejtësi në sfera të ndryshme të jetës.