Përgjegjësi i Departamentit të Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër, Dr. Gentjan Skara zhvilloi një leksion me asistent avokatët në Shkollën e Avokatisë.
Leksioni u fokusua në çështjet e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe impaktin e së drejtës së Bashkimit Europian në legjislacionin shqiptar.
Gjatë leksionit, Dr. Skara u fokusua në burimet dhe natyrën e së drejtës së Bashkimin Europian dhe detyrimin e Shqipërisë për të përafruar legjislacionin aktual dhe garantimin e zbatimit.
Gjithashtu, në leksion u shpjegua metodologjia e re e zgjerimit dhe u nënvizua rëndësia e vlerësimi analitik i nivelit të harmonizimit të legjislacionit vendas me acquis të BE-së (proçesit screening).

See translation