Departamenti i Drejtësisë në Universitetin Bedër do të përfaqësojë Shqipërinë për të 3-tën herë radhazi në konkursin e simulimit gjyqësor të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë. Këtë vit ekipi garues përbëhet nga studentët Elton Ruda, Ornela Bego, Dajana Manahasa dhe Elvis Gjeci.
Ky konkurs zhvillohet nga data 22 deri më 27 maj 2016 në Hagë, Holandë, në të cilin garojnë universitete nga mbarë bota, për një shkallë të madhe të debatit, duke simuluar punimet përkatëse në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve.
Konkursi konsiston në një program të ngjeshur arsimor dhe social, duke sjellë së bashku studentë me prejardhje dhe kultura të ndryshme në Hagë, për të sfiduar aftësitë e tyre si avokatë të ardhshëm ndërkombëtarë. Ashtu si çdo vit tjetër, raundi përfundimtar pritet të zhvillohet në një sallë gjyqi aktuale me trup gjykues konkret të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë.
Çështjet e konkursit i drejtohen çështjeve themelore të së Drejtës Penale Ndërkombëtare si procedurale ashtu dhe substanciale.