
Përgjegjësi i Departamentit Dr. Gentjan Skara zhvilloi një bashkëbisedim me nxënesit e klasave të dhjeta pranë Medresesë së Elbasanit.
Bashkëbisedimi u zhvillua në kuadër të lëndës së Qytetarisë dhe kishte në fokus Kushtetutën si ligjin themeltar të një vendi.
Dr. Genti shpjegoi shkurtimisht burimet e së drejtës Kushtetuese dhe rëndësinë e zbatueshmërisë së ligjeve në përditshmëri.