Nga data 29 gusht deri më 6 shtator u mbajt edicioni i tretë i Shkollës Verore ‘Current issues in Intenational Law’, e cila u fokusua në rolin e së drejtës ndërkombëtare publike në trajtimin e aspekteve themelore që çdo avokati i së drejtës ndërkombëtare i nevojitet. E drejta ndërkombëtare publike është dega e së drejtës që rregullon marrëdhëniet midis aktorëve që veprojnë në nivelin ndërkombëtar, duke përfshirë shtetet, organizatat ndërkombëtare, popujt dhe individët. Gjatë shkollës verore u zhvilluan 10 leksione, ku studentët u njohën dhe diskutuan raste të ndryshme në fusha të së drejtës ndërkombëtare si: e drejta e traktateve, njohja e shtetit, të drejtat e njeriut, ndërhyjet në zgjedhje, e drejta e spiunazhit etj.
Në fund të shkollës verore studentët arritën:
- të kuptojnë bazat e së drejtës ndërkombëtare;
- të identifikojnë ngjarjet aktuale dhe çështjet kryesore në lidhje me të Drejtën Ndërkombëtare Publike;
- mësojnë kornizën themelore të shkrimit dhe advokimit përpara GJNDsë;
- të jenë të përgatitur për të marrë pjesë në gjyqe simuluese ndërkombëtare; dhe
- të rrisin aftësitë analitike për t'u angazhuar me probleme ligjore ndërkombëtare, në veçanti duke shkruar ese të shkurtra dhe / ose punime seminarike (në formën e vlerësimit të propozuar, si formues dhe përmbledhës) dhe duke bërë një prezantim në grup në klasë.
Edicioni i tretë i shkollës verore ‘Current Issues in International Law’ u organizua nga Gentjan Skara dhe Daniel Klingenberg dhe moren pjesë 10 studentë te programit bachelor dhe master. Shkolla verore u zhvillua tërësisht në gjuhën angleze.
Programi i shkollës verore
1a. |
Introduction to the summer school and importance of International Public law |
1b. |
Sources of International Law Jurisdiction in international law |
2 |
The ICJ: organization and functions |
3 |
Treaty Law |
4 |
Foreign Policy in international law |
5 |
Human Rights Law |
6 |
Foreign election interference and law of espionage |
7 |
State Recognition and succession |
8 |
International cyber security and data protection |
9 |
Legal Research and Writing |
10 |
Closing and Individual oral arguments (5 -10 minutes presentation about a legal issue) |