Leksion i hapur me temë “Parimi i Konfliktit të Interesit: Raste nga Praktika”, nga znj. Rozarta Rrgallina

Departamenti i Drejtësisë në kuadër të lëndës “E Drejta Administrative I”, organizoi një leksion të hapur me temë “Parimi i Konfliktit të Interesit: Raste nga Praktika”, me të ftuar znj. Rozarta Rrgallina, eksperte e Shqipërisë pranë Iniciativës Rajonale kundër Korrupsionit.
 
Znj. Rrgallina shpjegoi për studentët raste konkrete mbi konfliktin e interest, solli në vëmendje Autoritetet dhe strukturat përgjegjëse  për  zbatimin e këtij ligji nëpër institucione si dhe detyrat kryesore të këtyre institucioneve. 
 
Gjithashtu znj. Rrgallina u fokusua tek llojet e konfliktit të interest si: konflikt faktik i interesit, konflikt në dukje i interesit, konflikt i mundshëm i interesit, konflikt rast për rast i interesit dhe konflikt i vazhdueshëm i interesit.