Leksion i hapur rreth diskriminimit dhe përfshirjes

Departamenti i Drejtësisë në bashkëpunim me Qendrën për Drejtësi Gjinore në Shqipëri organizuan nje leksion të hapur rreth mosdiskriminimit dhe përfshirjes së të rinjve në mbrojtje të të drejtave të grupeve të diskriminuara.
 
E ftuar në këtë aktivitet ishte znj. Manjola Veizi, aktiviste e të drejtave të gravë të komunitetit Rom dhe Egjiptian. Gjatë leksionit, znj. 
 
Veizi u fokusua në situatën aktuale të komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri (diskriminimi ndaj komunitetit) dhe sfidat me të cilat përballen si pasojë e diskriminimit, veçanërisht vajzat dhe gratë.
 
Të ftuar në këtë leksion të hapur ishin studentët e programit të drejtësisë dhe stafi akademik.