 
	 
														
	Dr. Erlis Çela, Dr. Ana Kekezi dhe Dr. Ada Guven, profesorë të Kolegjit Universitar Bedër, organizuan për nxënësit e gjimnazit Turgut Ozal seminarin me temë “Marketingu dhe Media”. 
	Përveç informacioneve të shumëllojshme rreth këtyre fushave gjithnjë e më prezente në jetën tonë, profesorët ndanë me nxënësit edhe përvojën e tyre disavjeçare si ekspertë të medias dhe marketingut, duke shërbyer si shembuj të karrierës së ardhshme të secilit prej tyre. 
	Gjatë seminarit, u diskutuan edhe ligjet e rregullat që duhet të kihen parasysh gjatë kohës që ushtron veprimtarinë profesionale në këto fusha. Nxënësit nuk ngurruan të bënin pyetje gjatë seminarit, që e bënë takimin edhe më dinamik.