THIRRJE PËR APLIKIM NË WORKSHOPIN “INTEGRIMI I SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EUROPIAN: SFIDAT DHE PERSPEKTIVA”
Në kuadër të javës Europiane, Departamenti i Drejtësisë në Kolegjin Universitar “Bedër” do të organizojë Workshopin “Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian: Sfidat Dhe Perspektiva”.
Ky organizim vjen në një periudhë tepër të rëndësishme për Shqipërinë, e cila ka hapur negociatat për përafrimin e legjislacionit. Workshopi do të konsistojë në një seri diskutimesh, të cilat do të fokusohen në disa shtylla kryesore: informimi i procesit të zgjerimit, kushtet për anëtarësim në Bashkimin Europian, sfidat që po has Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit në BE dhe perspektiva e Shqipërisë.
Kemi kënaqësinë të hapim thirrjen për aplikim për pjesëmarrjen e maturantëve. Workshopi do të mbahet në datën 6 Maj 2023, pranë Kolegjit Universitar “Bedër”.
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë një CV dhe letër interesi për pjesëmarrje në adresën: [email protected]. Aplikimet do të mbyllen në datën 25 prill 2023.
Mirëpresim aplikimet tuaja!
Departamenti i Drejtësisë në Kolegjin Universitar “Bedër”