Tryezë e rrumbullakët me studentët e Departamentit të Drejtësisë dhe eksperten gjinore, Dr. Eriada Çela,

Në kuadër të programit Erasmus+ Jean Monnet Qendrës së Ekselencës të BE-së në Evropianizimin e Politikave Publike në Shqipëri (ERASMUS-JMO-2021-HEI-TCH-RSCH), Lëvizja Europiane e Shqipërisë organizoi një tryezë të rrumbullakët me studentët e Departamentit të Drejtësisë pranë Kolegjin Universiteti Bedër me temë:"Impakti i Procesit të Integrimit Europian në Shqipëri: rasti i lëvizjes së lirë të avokatëve dhe promovimi i të Drejtave të Grave".

 

Nën moderimin e Përgjegjësit të Departamentit të Drejtësisë, PhD. Gentjan Skara në këtë tryezë të rrumbullakët si folësit kryesorë ishin Dr. Eriada Çela, Eksperte Gjinore, Lëvizja Europiane e Shqipërisë (EMA), Dr. Ada Güven, pedagoge në Departamentin e Drejtësisë dhe Prof. Assoc. Denard Veshi,  pedagog në Departamentin e Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër. 

 

Gjatë diskutimit, folësit shpjeguan rolin dhe rëndësinë që BE i kushton promovimit të të drejtave të grave dhe qarkullimin e lirë të avokatëve. Ata theksuan se promovimi i të drejtave të grave në Shqipëri në kuadër të Procesit të Integrimit Europian është i domosdoshëm në çdo fushë. Gjithashtu u diskutua për lëvizjen e lirë të avokatëve dhe lirinë kontraktuale të avokatit për vendosjen e tarifës së pagesës së shërbimit të tij.