 
	 
														
	#Përfshihu
	📣Me kënaqësi po hapim thirrjen për aplikime për tu përfshirë në Gjyqin Simulues të Gjykatës Europiane të Bashkimit Europian që zhvillohet nga EMA në bashkëpunim me Kolegjin Universitar Bedër.📣
	Nëse je një student/studente
	✅në të paktën vitin e tretë Bachelor në një nga universitetet e Shqipërisë
	✅në një nga fushat: drejtësi, marrëdhënie ndërkombëtare, shkenca politike dhe sociale, shkenca komunikimi apo të tjera të ngjashme
	✅dhe që ke interes ndaj çështjeve që lidhen me të drejtat e refugjatëve dhe migrantëve dhe legjislacionin e BE
	✅me nivel të mirë të gjuhës angleze
	
	të ftojmë të bëhesh pjesë e kësaj eksperience.
	
	Qëllimi i këtij Gjyqi Simulues është rritja e njohurive teorike dhe praktike të pjesëmarrësve mbi funksionimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian si dhe përmirësimin e aftësive analitike dhe juridike.
	
	⏰Apliko deri më 6 mars 2023, duke plotësuar Formën e Aplikimit: https://forms.gle/bQhEY9vGSbkWep4h7
	
	*Simulimi do të zhvillohet në gjuhën shqipe, edhe pse rekomandohet që aplikantët të kenë një nivel mesatar të anglishtes duke qenë që një pjesë e literaturës do të ofrohet në gjuhën angleze.
	
	Data të rëndësishme:
	📌06 Mars 2023 - Afati i fundit i aplikimit
	📌10 Mars 2023 - Njoftimi i aplikantëve të përzgjedhur dhe përcaktimi i roleve
	📌17 Mars 2023 - Trajnimi mbi procedurat, rregullat dhe vendimmarrjen e GJED
	📌24 Mars 2023 - Gjyqi Simulues i GJED
	
	🟩Në përfundim të aktivitetit të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me Certifikata Pjesëmarrjeje ku do të ketë dhe 3 çmime për tre performancat më të mira.🟩
	
	* Gjyqi Simulues i Gjykatës Europiane të Drejtësisë (GJED) po zhvillohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) me mbështetjen e Grupa 484 (Serbi) në kuadër të projektit rajonal "Security for Human Beings and Borders – Combating Smuggling of Migrants in the Western Balkans" financuar nga Bashkimi Europian.