TË REJA Leksion i hapur: "Sfidat e konsumatorëve shqiptarë në kuadër të procesit të integrimit” Blog nga Prof. Gjergji Sinani THIRRJE PËR APLIKIM NË WORKSHOPIN “INTEGRIMI I SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EUROPIAN: SFIDAT DHE PERSPEKTIVA” Lista e kandidatëve fitues – Raundi II (2023 - 2024) Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024) Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024) Shkolla Verore "Teknologjia Financiare dhe Ligji" KALENDARI I AKTIVITETEVE 17SHK Thirrje për Aplikime! 18DHJ Advokim për ndryshim: Ndihma juridike falas për viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe grupet në nevojë” 16DHJ Impakti i Legjislacionit Europian në Legjislacionin Publik Shqiptar. 01DHJ Studentët e Departamentit të Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër, edhe këtë vit fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në konkursin “Gjyq Stimulues i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut” 18NËN Impakti i Legjislacionit Europian në Legjislacionin Privat Shqiptar 01SHT Studentët e Kolegjit Universitar “Bedër” përfaqësuan Shqipërinë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale ne Hagë.⚖️ 10QER Shkolla Verore "Teknologjia Financiare dhe Ligji", një kurs intensive 2 ditor, që vjen si bashkëpunim i Kolegjit Universitar “Bedër” dhe Universiteti Tor Vergata në Itali NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Rifillimi i Procesit Mësimor Pushimet e nëntorit Filluan regjistrimet për raundin e parë të aplikimeve Historia e medias dhe transformimet mediatike Procesi i Përgatitjes së Planit Strategjik 2017-2022 Seanca orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 17SHK Thirrje për Aplikime! Klinika e Ligjit pranë Kolegjit Universitar “Bedër” hap thirrjen për praktikë profesionale (intership) për vitin akademik 2022-2023. Qëllimi i Klinikës së Ligjit është që të ofrojë ndihmë juridike falas për personat në pamundësi ekonomike për të përballuar përfaqësimin nga avokati, duke ofruar ndihmë ligjore parësore dhe dytësore. Klinika e Ligjit hap thirrjen për aplikime për 5 studentë të degës së Drejtësisë, të cilët kanë dëshirë që të jenë pjesë e veprimtarive të saj. Studentët e përzgjedhur do të jenë të angazhuar pranë Klinikës, deri në përfundim të vitit akademik 2022-2023 dhe në përfundim, pjesëmarrësit do të pajisen me një Vërtetim dhe Certifikatë. Për studentët e programit Master i Shkencave në Drejtësi - Profili e Drejtë Penale dhe Ndërkombëtare, kjo periudhë njihet si praktikë profesionale, për efekt të shlyerjes së detyrimeve në semestrin e pranverës. Gjatë periudhës së intershipit studentët do të përfshihen në: Ofrimin e ndihmës ligjore parësore për personat në pamundësi ekonomike; Edukimin ligjor; Përmirësimin e aftësive në fushën e drejtësisë nëpërmjet ushtrimit në praktikë; Zhvillimi i ëorkshopeve, seminareve, trajnimeve, në kuadër të Klinikës së Ligjit. Asistenca në punët administrative të Klinikës së Ligjit, duke përshirë: hartimin e skedarëve, intervistim, pritja e qytetarëve, paraqitje pranë institucioneve shtetërore, pjesëmarrje në seanca gjyqësore dhe në përgjithësi ndihmë për juristët dhe avokatët e Klinikës së Ligjit. Kriteret e aplikimit: Të jetë student i vitit të dytë në Drejtësi, apo Master i Shkencave në Drejtësi; Të ketë mesataren e studimeve mbi 8; Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup; Të ketë dëshirë të përfshihet në çështje në ndihmë të komunitetit. Studentët që dëshirojnë të aplikojnë të dërgojnë një letër interesimi ku të paraqesin arsyet se përse dëshirojnë të jenë pjesë e Klinikës së Ligjit dhe përse mendojnë se janë të përshtatshëm për t’u përzgjedhur. Letra e interesimit duhet të dërgohet me attachment, në adresën e e-mailit: [email protected] 18DHJ Advokim për ndryshim: Ndihma juridike falas për viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe grupet në nevojë” Organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë” organizoi Forumin e Hapur me temë “Advokim për ndryshim: Ndihma juridike falas për viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe grupet në nevojë”, i cili zhvillohet në zbatim të projektit “Rritja e kapaciteteve për ofrimin e ndihmës juridike falas për viktimat e krimit dhe individë të tjerë vulnerabël nëpërmjet fuqizimit të profesionistëve të ligjit dhe avokatisë “pro bono”, si pjesë e Projektit “Zgjerimi i shërbimit të ndihmës juridike falas për gratë dhe burrat në Shqipëri”, i cili po zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë dhe me mbështetjen financiare të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC). Ky aktivitet u zhvillua edhe në kuader të fillimit të fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore” me përfaqësues të Insitucioneve partnere, përfaqësues të lartë të Donatorëve dhe Organizatave Ndërkombëtare, Institucione të Pavarura, Organizata të Shoqërisë Civile dhe avokatë me kontribute në shërbimin ligjor falas. Aktiviteti filloi me ndarjen e disa mesazheve për kauzën, si dhe dhe vijoi me një forum të hapur diskutimesh me fokus të veçantë në shërbimin ligjor “Pro Bono”, disa eksperienca pozitive dhe sfidat e hasura në trajtimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore. Ky forum sherbeu edhe si një reflektim për të përmirësuar mbrojtjen e viktimave, aksesin në drejtësi dhe sherbime të tjera të përshtatura me nevojat e tyre. 16DHJ Impakti i Legjislacionit Europian në Legjislacionin Publik Shqiptar. Në kuadër të ciklit të trajnimeve për asistent avokatët Prof.Asoc.Denard Veshi lektor pranë Departamentit të Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër zhvilloi trajnimin e dytë me temë: “ Impakti i Legjislacionit Europian në Legjislacionin Publik Shqiptar. Trajnimi nga Prof.Asoc Denard Veshi u zhvillua përgjatë datave 12-16 Dhjetor. 01DHJ Studentët e Departamentit të Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër, edhe këtë vit fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në konkursin “Gjyq Stimulues i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut” Studentët e Departamentit të Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër, edhe këtë vit fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në konkursin “Gjyq Stimulues i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, organizuar nga Qendra Evropiane dhe Civil Rights Defenders në Shqipëri. Juela File, Anxhela Spasi, Esmaja Visha, Fjona Hysenllari, Mikel Merizaj nën udhëheqjen e lektoreve Fioralba Markja dhe Erisa Datja janë studentët e kualifikuar për në fazën gjysmë-finale, si 5 më të mirët pas konkurrimit me universitetet e tjera në rang vendi. Qëllimi i projektit është të ndihmojë studentët të vendosin në praktikë dhe të thellojnë më tej njohuritë e tyre në fushën e të drejtave të njeriut, veçanërisht mbi Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut. Ditën e premte u zhvillua faza gjysmëfinale e konkursit, në të cilën u përballën 6 skuadra, ku Kolegji Universitar Bedër fitoi përballjen me universitetin “Aleksandër Xhuvani “Elbasan. I urojmë suksese studentëve tanë! 18NËN Impakti i Legjislacionit Europian në Legjislacionin Privat Shqiptar Në kuadër të ciklit të trajnimeve për asistent avokatët Prof.Asoc.Denard Veshi lektor pranë Departamentit të Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër zhvilloi trajnimin e parë me temë: “ Impakti i Legjislacionit Europian në Legjislacionin Privat Shqiptar. Trajnimi nga Prof.Asoc Denard Veshi u zhvillua përgjatë datave 14-18 Nëntor. 01SHT Studentët e Kolegjit Universitar “Bedër” përfaqësuan Shqipërinë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale ne Hagë.⚖️ Studentët e Kolegjit Universitar “Bedër” përfaqësuan Shqipërinë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale ne Hagë.⚖️ Studentët tanë përfaqësuan Shqipërinë për herë të shtatë në Gjygjin Simulues të organizuar nga Universiteti i Leiden, Hollandë, në partneritet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale “ICC” dhe Shoqatën Ndërkombëtare të Avokatisë “IBA”. Studentet Aisha Morina, Esmeralda Ibra dhe Juela File së bashku me lektoret Fioralba Markja dhe Erisa Datja ishin pjesë e ekipit garues në këtë konkurs ndërkombëtar. Konkursi i simulimit gjyqësor i Gjykatës Ndërkombetare Penale u zhvillua në datat 1 - 9 qershor, 2023 në Hagë, Holandë. Ky konkurs mirepret universitete nga e gjithë bota, që sjellin një nivel të lartë të debatit, duke simuluar punimet e Gjykatës Nderkombëtare Penale. Konkursi konsiston në një program të ngjeshur arsimor dhe social, prej shtatë ditësh, duke sjellë së bashku studentë me prejardhje dhe kultura të ndryshme në Hagë për të sfiduar aftësitë e tyre si avokatë të ardhshëm ndërkombëtarë. Raundi perfundimtar u zhvillua në një sallë gjyqi aktuale me trup gjykues konkret të Gjykatës Ndërkombetare Penale. Konkursi përfshin bashkëpunimin me gjyqtarë nga gjykata nderkombetare, profesorë të së drejtës ndërkombëtare (penale) dhe profesionistë të tjerë ligjorë. Ky rrjet e bën konkursin një simulim real të seancave që zhvillohen në Gjykatë. 90 ekipe nga 60 vende të ndryshme të botës ishin pjesë në edicionin e vitit 2023. Ju urojmë suksese studentëve tanë!⚖️👏🏻 See you soon 😌 @aishamorina @juelafile @esmi_ibra01 @universitetibeder 10QER Shkolla Verore "Teknologjia Financiare dhe Ligji", një kurs intensive 2 ditor, që vjen si bashkëpunim i Kolegjit Universitar “Bedër” dhe Universiteti Tor Vergata në Itali Organizohet Shkolla Verore "Teknologjia Financiare dhe Ligji", një kurs intensive 2 ditor, që vjen si bashkëpunim i Kolegjit Universitar “Bedër” dhe Universiteti Tor Vergata në Itali, nën përgjegjësinë direkte të Departamentit të Ekonomisë dhe Departamentit të Drejtësisë të të dy institucioneve respektive. Shkolla verore konsiston në leksione me bazë teorike dhe raste praktike. Pjesëmarrësit do të njihen me zhvillimet më të fundit në teknologjinë financiare, impaktin që teknologjia do të ketë në sektorin financiar dhe domosdoshmërinë e kuadrit ligjor. Fokus i kursit do të jenë domosdoshmëria e ndërthurjes së sektorëve, sfidat dhe nevojat në fushë, dhe angazhimi i të gjitha palëve të interest për një zhvillim të qëndrueshëm. Lektorët e angazhuar në Shkollën Verore janë: Prof. Dr. Massimo Papa, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti Tor Vergata Prof. Dr. Gianluca Mattarocci, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti Tor Vergata Ms. Drita Maluta, Banka e Shqipërisë PhD Elda Dollija, Departamenti i Ekonomisë dhe Bisnesit, Kolegji Universitar ‘Beder’ PhD Gentjan Skara, Departamenti i Drejtësisë, Kolegji Universitar ‘Beder’ PhDc Kriselda Gura, Departamenti i Ekonomisë dhe Bisnesit, Kolegji Universitar ‘Beder’ Shkolla verore do të zhvillohet më datë 12-13 Qershor 2023 pranë Kolegjit Universitar "Bedër". Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë dhe të interesuarit janë të lutur të rregjistrohen në linkun në vijim deri në datë 1 qershor 2023: https://forms.gle/egaAtQan9TjiyZc79 Mirëpresim aplikimet tuaja Kolegjin Universitar “Bedër” 10QER 𝐀𝐬𝐬𝐨𝐜. 𝐏𝐫𝐨𝐟. 𝐆𝐢𝐚𝐧𝐥𝐮𝐜𝐚 𝐌𝐚𝐭𝐭𝐚𝐫𝐨𝐜𝐜𝐢, pedagog në 𝐅𝐚𝐤𝐮𝐥𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐄𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐬𝐞̈ në 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐓𝐨𝐫 𝐕𝐞𝐫𝐠𝐚𝐭𝐚 të Romës ndan me ju përshtypjet e tij mbi 𝐊𝐨𝐥𝐞𝐠𝐣𝐢𝐧 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐚𝐫 𝐁𝐞𝐝𝐞𝐫 dhe Shkollën Verore “𝐓𝐞𝐤𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐚 𝐅𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐋𝐢𝐠𝐣𝐢” 𝐀𝐬𝐬𝐨𝐜. 𝐏𝐫𝐨𝐟. 𝐆𝐢𝐚𝐧𝐥𝐮𝐜𝐚 𝐌𝐚𝐭𝐭𝐚𝐫𝐨𝐜𝐜𝐢, pedagog në 𝐅𝐚𝐤𝐮𝐥𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐄𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐬𝐞̈ në 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐓𝐨𝐫 𝐕𝐞𝐫𝐠𝐚𝐭𝐚 të Romës ndan me ju përshtypjet e tij mbi 𝐊𝐨𝐥𝐞𝐠𝐣𝐢𝐧 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐚𝐫 𝐁𝐞𝐝𝐞𝐫 dhe Shkollën Verore “𝐓𝐞𝐤𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐚 𝐅𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐋𝐢𝐠𝐣𝐢” e cila u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit mes dy universiteteve. Gjatë shkollës verore rreth 50 pjesmarrës nga Departamenti i Ekonomisë dhe Departamenti i Drejtësisë të të dy universiteteve u njohën me zhvillimet më të fundit në teknologjinë financiare, impaktin që teknologjia do të ketë në sektorin financiar dhe domosdoshmërinë e kuadrit ligjor.